Policia e Kosovës ka mbyllur për disa minuta qarkullimin në “Rrugën B” në Prishtinë mbrëmjen e së shtunës pas marrjes së informacionit për dyshimet që lidheshin me një mjet të dyshimtë në këtë rrugë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se me të marrë informatën, Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet operative.
“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.
Pas kontrolleve gjithçka iu rikthye normalitetit.