I kërkuar ndërkombëtarisht për pengmarrje, grabitje me armë, heqje të paligjshme të lirisë dhe plagosje të rëndë me dashje, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, një 29-vjeçar.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në bulevardin “Zhan D’Ark” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, Aneo Buzin 29 vjeç.
Ai ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.