-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E fortë/ Avokati nxjerr sekretin e SPAK-ut: McGonigal mori 25 milionë $ në Shqipëri

Kryesoret

Gjykata federale e Uashingtonit dënoi të premten me 28 muaj burg ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.

Por çfarë do të thotë kjo tashmë në Tiranë? Avokati Arben Llangozi në një intervistë me “Skype” me “5Pyetjet.al” shprehet se kjo “rinis luftën në Shqipëri”. Sipas tij, vendimet e qeverisë për McGonigal i kanë kushtuar Shqipërisë jo 225 mijë dollarë që Agron Neza i dha ish-agjentit, por 25 milionë Euro.

Dënimi i McGonigal, lufta sapo ka filluar në Tiranë. Vetë dënimi do të thotë se ka kryer një vepër penale në Shqipëri. Tani duhet të hetohen në Shqipëri. Prova është në SHBA, vendimi i dënimit që do të përdoret nga SPAK për autorët e veprës penale ndodhur në Shqipëri. Tani ka një procedim nga Dumani pas kallëzimit nga 15 deputetë të opozitës.

Unë jam njohur edhe me kallëzimin e opozitës. Ankimi është goxha i zgjeruar. Fakti nuk është vetëm 225 mijë dollarë, por dënimi i shkaktuar shtetit është mbi 25 milionë Euro. Kallëzimi është i provuar sepse bëhet fjalë për një pronë dhënë nga shteti zotit McGonigal.

I është hequr një kompanie tjetër, që e ka çuar shtetin në Arbitrazh ku e ka humbur, që është rreth 20 milionë Euro. Kallëzimi dhe hetimi që po kryen SPAK është akoma më i gjerë, jo vetëm te fakti i 225 mijë dollarëve. Është më e gjerë dhe kjo provon korrupsionin në nivelet e larta në Shqipëri.

Dënimi i shkaktuar shtetit shqiptar që po hetohet nga SPAK nuk është në këtë nivel, por shumë herë më i lartë, rreth 25 milionë dollarë që është dëmtuar shteti shqiptar. Unë jam njohur me kallëzimin dhe të gjitha provat që ka bërë koalicioni i “Rithemelimit” në SPAK.

Pavarësisht se përbëjnë sekret, nuk po publikoj ndonjë dokument që është sekret, por hetimi është në këtë lloj rryme, kemi 25 milionë euro dëm shtetit shqiptar për shkak të McGonigalit. Mbi bazën e këtij kallëzimi SPAK-u ka nisur hetimet dhe një nga faktet është edhe dënimi i McGonigal në SHBA.

Shteti shqiptar ka humbur 25 milionë dollarë të cilat janë përfituar me një kontratë nga zoti McGonigal. Bëhet fjalë për një pasuri dhe një kontratë të pashfrytëzuar padrejtësisht në Patos dhe tani është në emër të kompanisë së zotit Neza që ka blerë bashkë me disa persona të tjerë. Kjo kompania ka përfituar një kontratë në Patos prej 25 mln Euro të dhëna nga shtetit shqiptar pa prokurim, pa procedurë korrekte. Ky proces është duke u hetuar.

Në Shqipëri është më i zgjeruar hetimi se në SHBA që kanë qenë më të cunguara dhe ka pranuar fajësinë duke bërë një marrëveshje që u dënua me marrëveshje për të mos vijuar hetimet më tej. SPAK ka filluar, një hetim që përbën sekret. Nuk është se ne po publikojmë dokumente që cenojnë hetimin.

Unë kam hyrë në dijeni dhe po e transmetoj përmes jush për herë të parë. Aktualisht të gjithë ata persona që e kanë favorizuar në Shqipëri kam bindjen se do të mbajnë përgjegjësi. Edhe zoti Rama është i implikuar në këtë rast, pasi i ka dhënë zotit McGonigal një kontratë 25 milionë Euro dhe jo ashtu sikur pasqyrohet në media 225 mijë Euro, nuk është kjo vlera e vërtetë” tha ai. Por a mund të pyetet McGonigal nga SPAK-u në lidhje me hetimet që po zhvillohen në Shqipëri? “Patjetër mund të pyetet përmes letër-porosive” tha avokati për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit