Myrto Uzuni u kthye në heroi e Granadas në sfidën e sotme përball Almerias duke shënuar golin e barazimit 1-1. Një gol që shpëtoi të tijët nga disfata por nuk kalon dot krizën në La Liga.
Ky ishte goli i shtatë për sulmuesin e Kombëtares këtë sezon.
Uzuni barazoi ndeshjen për Granadan në minutën e 75, me vendasit që po humbisnin 0-1 nga Almeria. Pas pasimit nga Gumbau, Uzuni u tregua i saktë përballë portierit duke bërë që të tijtë të barazonin 1-1 për raundin e 25-të në La Ligan spanjolle.