-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Djalli kishte pushtuar familjen”, dalin detaje të reja nga ngjarja horror në Itali

Kryesoret

Një ngjarje horror është regjistruar në Itali, ku një burrë ka vrarë gruan e tij dhe ka mbytur me zinxhirë dy fëmijët, ndërsa një i tretë ka arritur të mbijetojë.

54-vjeçari, Giovanni Barreca vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre Emanuel dhe Kevin të moshës 5 dhe 16 vjeç. Një tjetër vajzë 17-vjeçare ka arritur të shpëtojë.

Pas krimit, burri thirri policinë dhe u shfaq në Casteldaccia ku u arrestua. Vrasja ka ndodhur rreth orës 03:00.

Gruaja thuhet se është djegur dhe varrosur, por trupi i saj ende nuk është gjetur. Ndërsa fëmijët janë mbytur me zinxhirë.

Në vendngjarje, kanë shkuar forcat e policisë që po rindërtojnë atë që ndodhi.

Prokurori ka folur për këtë çështje.

“Në kaq vite karrierë, nuk kam parë kurrë diçka më të tmerrshme”.
Bashkëshorti e babai i viktimave, Giovanni Barreca, së bashku me vajzën 17-vjeçare dhe një çift tjetër, Massimo Carandente e Sabrina Fina. Të gjithë janë vënë në pranga.
Arsyeja? Po kryenin një rit ekzorcizmi, të bindur se shtëpia, gruaja dhe dy fëmijët ishin pushtuar nga djajtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit