-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë në Shkup: Navalny, viktimë e regjimit gjenocidal të Putinit

Kryesoret

“Aleksei Navalny, lideri i luftës për demokraci dhe të drejtat e njeriut, është viktimë e regjimit të pamëshirshëm të një diktatori gjenocidal”, është thënë të hënën në një protestë të sektorit joqeveritar, para Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet ruse në Arktik kanë njoftuar më 16 shkurt për vdekjen e Navalnyt.

Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht.

Në letrën e protestës dorëzuar Ambasadës ruse është thënë se “emri i Navalnyt dhe ndjekja e tij e palodhshme për demokraci dhe të drejtat e njeriut jetojnë në zemrat dhe mendjet e njerëzve liridashës në mbarë botën, si dhe në Federatën Ruse”.

Xhabir Deralla, drejtuesi i organizatës, “CIVIL”, ka thënë se për vdekjen e Navalnyt përgjegjës është shteti rus.

“Ne u bëjmë thirrje urgjentisht autoriteteve ruse të lejojnë një hetim të pavarur mbi rrethanat e vdekjes së Aleksei Navalny. Ne u bashkohemi kërkesave për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë në Rusi si dhe t’i jepet fund brutalitetit policor dhe shtypjes ndaj qytetarëve”, ka thënë Deralla.

Sipas tij, “regjimi rus duhet t’i japë fund luftën gjenocidale kundër Ukrainës” dhe ka kërkuar nxjerrjen e presidentit rus, Vladimir Putin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për t’u gjykuar për krimet e bëra”.

Vdekja e Aleksei Navalnyt ka shkaktuar reagimin e zyrtarëve më të lartë shtetërorë në Maqedoninë e Veriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit