Me në kuadër protestën e nesërme të opozitës, gazetari Lavdrim Lita, i ftuar tek 5 pyetjet nga Babaramo, dha analizën e tij sesi e sheh këtë lëvizje të opozitës.
Lita krahasoj protestën e nesërme me protestat e kohëve të fundit në vend si ajo e minatorëve apo fermerëve, në të cilat opozita nuk mori pjesë. Gazetari u shpreh se opozita nuk shkon në opozitat e tyre, por tani fton popullin në protestën e saj.
Lavdrim Lita u shpreh se kjo protestë nuk zhvillohet kundër qeverisë, por po brenda opozitës, për të treguar se kush është më e fortë.
“Prej disa javësh në vendin tonë ka disa protesta, protesta e minatorëve, e fermerëve. Tani na do fati që opozita fton popullin në protestë por vet nuk shkon në protestën e tyre.
Problemi është se protesta po bëhet me datë, ka 30 vite në këtë vend si PS si PD, bëjnë protesta me datë, del Sali Berisha dhe cakton një datë. Protesta e ditës së nesërme është një protestë për t’i treguar pjesën tjetër të opozitës se kush është më i fortë. Se këta nuk e kanë garën me qeverinë e kanë garën se kush opozitë fiton” deklaroi gazetari Lavdrim Lita.
Deklarata të kundërshtuara nga deputeti demokrat Bledion Nallbati, i cili u shpreh se brenda opozitës pas bashkimit ka 0 konflikt.
Bledion Nallbati: Që ne kemi bërë betejë me njëri tjetrin brenda opozitës nuke fsheh do të, dhe kjo ishte një nga ato arsye që solli opozitën në këtë pikë, por dhe që krijoj këtë qeveri.
Që nga momenti që ne bëmë bashkimin e Partisë Demokratike, e deklaroj që lAVR, ajo pjesë e opozitës është ftuar në protestë. Për sa i përket fermerëve në protestë ata ishin të të gjitha qasjeve politike, dhe ata vetë zgjodhën të mos kenë një përfshirje politike në këto protesta.