Dy persona të shpallur në kërkim nëntorin e vitit të kluar, janë arrestuar nga policia e Elbasanit. Ata janë Sajmir Xahfa 38-vjeç dhe Julian Kalo, 46 vjeç, të akuzuar se kanë lëshuar fatura me vlera fiktive në një biznes, me qëllim shitjen me shumicë të materialeve duke përfituar nga TVSH-ja.
‘Ata akuzohen për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vleren e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet një biznesi për shitjen me shumicë të metaleve, lëshonin fatura të mallrave, me vlera fiktive, që të mashtronin lidhur me TVSH-në, me qëllim përfitimin ekonomik. Në muajin nëntor 2023, për këtë rast u arrestua administratori i biznesit, shtetasi A. P., 62 vjeç, banues në Tiranë’ njofton policia.