-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për 25 mijë euro do “i rregullonte punët me gjyqtarin”, SPAK zë “mat” avokatin

Kryesoret

Avokati Petraq Semani është lënë nën masën “arrest shtëpie” nga GJKKO, pasi akuzohet se u mori dy personave dhe familjarëve të një arrestuari 25 mijë euro për të ndikuar tek vendimi i gjyqtarit.

Sipas SPAK, avokati u ka kërkuar këtë shumë personave të identifikuar si Ll.D., dhe S.D., të cilëve fillimisht u ka marrë 9.55o euro, kur është regjistruar si avokat i të dënuarit, Pjesa tjetër e parave është kërkuar me këste deri në momentin kur do jepej dënimi.

Njoftimi i SPAK

“Marrja e sasisë prej 9.550 (nëntë mijë e pesëqind e pesëdhjetë) Euro, nga personi nën hetim P. S., në banesën e shtetasit Ll. D. është regjistruar me audio dhe video nga rrethi familjar dhe shoqëror i shtetasit Ll. D., regjistrim ky që mban datën 06.03.2019. Ndërsa pjesa tjetër e shumës së kërkuar, sipas deklarimeve të shtetases S. D., lidhur me deklarimet e shtetasve të tjerë që kanë dijeni për veprën penale, dhe të dhënat e Western Unionit, janë dhënë më vonë në disa këste, deri në dhënien e vendimit përfundimtar gjatë fazës së rigjykimit në shkallën e parë”, informon SPAK.

Gjykata e Korçës më 11 shkurt 2020 ka deklaruar fajtor të pandehurin Ll. D. për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes së rëndë me dashje, me pasojë vdekjen” dhe e ka dënuar me 15 vjet burg, e njëjta masë dënimi sikurse ishte dënuar herën e parë me vendim të datës 08 janar 2018 po nga Gjykata e Korçës.

Nga shuma e përfituar në mënyrë të paligjshme, shtetasi nën hetim P. S., i ka kthyer shtetases S. D., shumën  prej 8000 (tetë mijë) Euro, ndërsa  pjesën e mbetur nuk ia ka kthyer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit