Protesta e ditës së sotme nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Më herët u mësua se 1100 efektivë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.
Opozita nesër në protestë, Rama merr masat, “blindohet” Kryeministria
Në terren do të përfshihen gjithashtu edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Dyert e Kryeministrisë janë blinduar që prej natës së mbrëmshme me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.