Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për dosjen e Sterilizimit që ka marrë disa vite por ende nuk po del në krye.
Ditën e sotme është paraqitur kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri.
Myzyri është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme për rreth dy orë.
Për këtë dosje Ilir Beqja po hetohet në dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit.