Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë pune në Ankara, Turqi, ku do të mikpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Rama do të ketë një axhendë të gjatë, ku do të zhvillojë disa takime, e ku nuk ka si të mungojë dhe takimi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Gjatë vizitës në Turqi priten që të nënshkruhen dhe disa projektmemorandume apo projektmarrëveshje. Marrëveshjet kanë të bëjnë me turizmin, menaxhimin e zonave të mbrojtura, marrëveshjet ushtarake dhe bashkëpunimi mes dy radiotelevizioneve, asaj shqiptare dhe turke.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve
- Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e mjedisit.
- Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
– Nënshkruesi: znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
- Projektmarrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana
– Nënshkruesi. z. Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
- Projektmarrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
– Nënshkruesi: z. Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes
- Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medies dhe Komunikimit.
– Nënshkruesi: z. Alteo Hysi, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim
- Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radiotelevizionit dhe Radiotelevizionit Shqiptar.
– Nënshkruesi: z. Alfred Peza, Drejtor i Radiotelevizionit Shqiptar