Është lënë në burg 39-vjeçari shqiptar Gentian Mino, i cili vrau me një plumb në kokë të dashurën e tij rumune.
Ditën e sotme ai doli para gjykatës greke ku siç raportojnë mediat helene ai është shfaqur i penduar.
“Me një plumb humbën dy jetë, ajo e Ninës dhe e imja” ka deklaruar në sallën e gjyqit shqiptari.
Mino ka deklaruar gjithashtu se arma me të cilën kreu vrasjen ishte shkrepur gabimisht, duke e quajtur një aksident dhe se nuk kishte ndërmend të vriste partneren e tij. Me lot në sy gjatë gjithë kohës shqiptari ka dhënë se e do e donte shumë partneren e tij dhe nëse do mund të kthehej pas në kohë asnjë nga këto nuk do kishte ndodhur.
Në dëshminë e dhënë në polici ka treguar se me Ninën ishin shumë të dashuruar ndryshe nga sa kanë dëshmuar fqinjët se ai abuzonte dhe e dhunonte.
Në krah të tij në gjykatë ishin nëna dhe vëllai i tij. Madje, nëna e 39-vjeçarit ka thënë në gjykatë se edhe ajo e donte 29-vjeçaren si vajzën e saj.