-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse shkoi Rama në Turqi? Zukali te ‘5Pyetjet.al’: Erdogan, parti politike në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Ankara. Në axhendë janë disa marrëveshje me Presidentin turk Erdogan dhe në mbrëmje një darkë mes liderëve. Por çfarë do të përfitojë Shqipëria kjo vizitë dhe këto marrëveshje? Bora Zukali, kryetari i shoqatës “Vatra e Shqiptarëve në Stamboll” në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” shprehet se mes dy vendeve do të thellohet akoma më shumë bashkëpunimi. Thekson mbështetjen e Erdoganit për shqiptarët në rajon.

Në tërmetin e 2019-tës, e para erdhi Turqia, edhe unë isha atje. Spitalin rajonal në Fier e ka ndërtuar Turqia. Për ushtrinë, dronët që i ka dërguar Turqia për Shqipërinë. Të gjitha këto janë krenaria jonë. Turqia i balancon disa gjëra.

Shqiptarët nuk ndihen mirë që Turqia i dërgon ndihma ushtarake Serbisë, e cila sekond në sekond do që të trazojë rajonin për shkak të lidhjes me Rusinë. Por pa shqiptarët nuk lëviz asnjë gjë në rajon. Në po bëjmë lobimin dhe i kemi shpërndarë mendimet. Po i dha Serbisë disa gjëra, më shumë më shumë do t’ia japë edhe Kosovës dhe Shqipërisë” tha ai.

Një ngërç mes dy vendeve është xhamia e Namazgjasë ende pa u inauguruar. “Për xhaminë kanë probleme me komunitetin fetar. Erdogan dhe Rama besoj që do i kalojnë këto gjëra. Politika dhe feja opozitë me njëra tjetrën, shteti turk dhe shqiptar janë laikë” tha ai.

E ndërsa Erdogan kërkon që të jetë si një “Big Brother” për myslimanët, Bora Zukali tha se së shpejti mund të hapë një parti në Kosovë. “Në Bosnje dëshiron për të krijuar një parti. Nuk i bën direkt Erdogani, por është strategjia dhe mendimet e tij. Në Shqipëri nuk di dhe nuk besoj. Besoj se ka mundësi që të hapet në Kosovë. Kështu mendoj, nesër, pasnesër. Krijohet. Ashtu e di” tha Zhukali për “5Pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit