-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha ‘kyç’ gojën për protestën e Berishës: Rama po amniston hajdutët

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është kundër draftit të amnistisë që pritet që të miratohet nesër në Parlament. Ai tha se me këtë draft Edi Rama po tenton që të lirojë nga akuzat dhe burgu të zyrtarëve që janë në ndjekje penale. Kusht për ta votuar, tha se është propozimi për të amnistuar protestuesit e dënuar.

Ata që i dënon gjykata i liron qeveria me votat në parlament me amnisti. Rama është bërë pishman për reformën në drejtësi, pasi segmente të caktuara të SPAK-ut po veprojnë në autonomi dhe tani Rama po vendos mburojat qeveritare.

Do të përdorë amnistinë për të amnistuar zyrtarët që kanë vjedhur dhe dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe refuzon që të amnistojë protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Kjo është skandaloze dhe ndërhyrje e pastër në punët e drejtësisë. PD jo vetëm që nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre.

PD nuk do të marrë pjesë nesër në seancë. Askush të mos bëhet patericë e këtij akti kriminal që synon lirimin e zyrtarëve të korruptuar, nën hetim apo të dënuar. Nëse ka një tërheqje nga kjo dhe nëse propozimet tona për amnistimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të rishikojmë vendimin tonë” tha ai. Protesta e Berishës? “Asnjë pyetje nuk mund të na heqë nga tema që jemi këtu” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit