Dedektivët e Londrës kanë publikuar një imazh elektronik të një burri i cili u rrëzua në perëndim të Londrës dhe vdiq gati 10 ditë më vonë.
Mjekët që e gjetën burrin në Sixth Avenue, Queen’s Park, janë shprehur se besohet të jetë shqiptar.
Policia ka nxjerrë edhe imazhin e tatuazhit që viktima kishte në krahun e majtë.
Gjithashtu jepet informacioni se burri kishte të veshura vetëm pantallona dhe nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi.
Në pamjet, policia tha se ai dëgjohej duke folur me veten në një gjuhë të huaj, për të cilën forca besonte se ishte shqip.