-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër vendim i fortë kundër Berishës

Kryesoret

Kuvendi i ka ndërprerë Sali Berishës rimbursimin për karburantin dhe telefonin. Në një përgjigje për A2 CNN, Kuvendi i Shqipërisë shprehet se këtë vendimmarrje e ka të bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila ka vendosur arrestin shtëpiak për liderin e rithemelimit.

“Referuar statusit të deputetët dhe vendimi nr. 114/2014 “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”, të ndryshuar deputeti Sali Berisha nuk i paguhen përfitimet si karburanti dhe telefoni për shkak të masës së sigurimit personal të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim nr. 520 datë 30.12.2023.”

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla duket se e ka lexuar germë për germë vendimin e Gjykatës, e cila krahas ndalimit për të dalë jashtë ambienteve të shtëpisë, i ka ndaluar Berishës edhe komunikimin në çfarë do lloj forme përtej familjarëve me të cilët bashkëjeton.

Kësisoj, kufizimet e të drejtave të Berishës duket se i ka përkthyer në benefite për Kuvendin duke kursyer rreth 30 mijë lekë nga shpenzimet për karburant dhe 17 mijë lekë për rimbursim telefoni që më parë i paguheshin deputetit.

Me apo pa rimbursim, Sali Berisha nga ana e tij nuk duket se do të ndalojë ndonjëherë komunikimin, ku që prej datës 2 janar, qoftë në daljet publike qoftë nga ballkoni i shtëpisë, apo ajo virtuale në protestën e 20 shkurtit, vijon të japë mesazhet për qytetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit