-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hodhën kapsolla, flakadanë e molotov drejt Kryeministrisë, arrestohen 4 protestues

Kryesoret

Katër protestues të opozitës janë arrestuar dhe gjashtë po ndiqen në hetim në gjendje të lirë për incidentin që ndodhi mbrëmjen e djeshme gjatë tubimit përpara Kryeministrisë. Sipas policisë 10 protestuesit hodhën lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotov) në drejtim të punonjësve të Policisë dhe Kryeministrisë.

“U arrestuan Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola e Ismet Stefanis. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:- A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç” thuhet në njofim.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 21 flakadanë të plasur;

– 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur;

– 37 bidona plastikë uji, 0.5 L;

– 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë;

– 3 kapsolla.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit