Grupi parlamentar demokrat do të mblidhet sot, vetëm një ditë pas protestës së opozitës të mbajtur para Kryeministrisë.
Gazment Bardhi ishte ai që njoftoi kolegët e tij për këtë mbledhje. Siç mësohet takimi është parashikuar që të nisë në orën 11:30 në Kryesinë e Kuvendit.
“Te nderuar kolege,
Nesër ora 11:30 do te zhvillojme mbledhjen e grupit. Për shkak se disa kolege kane mbledhje me vone ne Kryesi, mbledh neser do ta zhvillojme tek salla e grupit ne Kryesine e Kuvendit. Ju falenderoj! Naten.”, thuhet në njoftimin për demokratët