Ndërtimi i ri i portit tregtar të Porto Romanos do të mbulohet ekonomikisht nga fondet e buxhetit të shtetit.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë ku rishikimi i buxhetit solli burimin e financimit të këtij projekti.
Vlera e ndërtimit të Portit tregtar është mbi 422 milionë euro, këtë vit ishin parashikuar fonde me vlerë 8.5 miliardë lekë.
Ky projekt pritet të mbyllet brenda 2026-ës.
Ndryshimi i financimit ishte paralajmëruar më parë edhe nga kryeministri Edi Rama.