Rasti i Sibela Abedinit, 27-vjeçarja që vrau veten pas shantazhit me foto intime nga Altin Çoku, një personazh i rrjetit social “Tik Tok”, tronditi rëndë opinioninpublik. Për këtë ngjarje ka folur për emisionin “Me zemër të hapur” Artani, babi i vajzës, i cili tha se guraja e tij e çoi vajzën në këtë situatë, pasi ka qenë e ëma e vajzës që ka pasur komunikim me Altin Çokun.
“Sibela nuk kishte shqetësim, me mua ka folur në mënyrë normale. I kam thënë që për një javë do të marr në Itali. Vajza ka qenë tek bashkëshorti në Kosovë. E ëma është imorale. Ta them me pastërti. Unë mendoj që nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Çokun.
Ai person ka përfituar nga kjo gjë dhe i ka bërë shantazhe vajzës. Kam dyshime tek gruaja ime, ajo të merret në pyetje, sesi Altin Çoku hyri në familjen time. Kam bërë 3 herë kërkesë për divorc dhe asnjëherë nuk jam thirrur për të bërë divorcin.
Në Itali ka 5 vite që jam këtu. Sibela më ka thënë se ka shkuar në Kamëz, pasi burri i saj në Kosovë, kishte gjetur tjetër bashkëshorte. Mua bashkëshortja më ka futur 7 vite burg, sepse zonja më ka akuzuar për shfrytëzim. Jam dënuar padrejtësisht. Kam dyshime se bashkëshortja ime ka gisht në vrasjen e vajzës. Sibela më ka shprehur shpesh herë shqetësime, duke thënë se edhe në Kamëz kalonte keq” u shpreh babai i vajzës, e cila tragjikisht u hodh nga kati i katër i banesës ku jetonte pas shantazhit me foto intime.