Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se zhvlerësimi i qëllimshëm i euros është kthyer në një gangrenë të rrezikshme për ekonominë shqiptare dhe biznesin fason.
“Zhvlerësimi i qëllimshëm i Euros është kthyer në një gangrenë të rrezikshme për ekonominë shqiptare dhe veçanërisht për eksportet dhe biznesin fason. Të dhënat e fundit nga këta sektorë vijojnë të jenë alarmante.
Vetëm për një periudhë një vjeçare nga Janari 2023 deri në Janar 2024, në Shqipëri eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 18.5%.
Më dramatike është rënia e këpucëve “Made in Albania” me 30%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa eksportet e tekstileve ranë me 7.8%.
Nga 108 milionë Euro në Janar të 2023, eksportet në 2024 u tkurrën në 88 milionë Euro” shkruan ai.