Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden vendosi më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë qe synojnë ta rrisin trysninë ndaj Moskës në dyvjetorin e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.
Biden tha se do të vendosen sanksione të reja në lidhje me kufizimet në eksport ndaj gati 100 subjekteve të cilat e kanë ndihmuar Rusinë, si dhe do të ndërmarrë veprime shtesë për t’ia zvogëluar Rusisë të hyrat nga energjia.
“Ato [sanksionet] do të sigurohen që Putini do ta paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë vendit dhe për shtypjen brenda vendit”, tha Biden.