-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amnistia/ Manja: Gati të ulemi me opozitën, por pa kushte

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur sërish për amnistinë. Këtë herë nga Vlora. Ai theksoi se është i hapur për të diskutuar me opozitën.

“Jemi të hapur që të ulemi në sallën e kuvendit dhe për kërkesa racionale, që nuk bien ndesh me parimet e amnistisë dhe që siguron një balancë mes amnistisë si akt human dhe veprimtarisë së sistemit të drejtësisë.

Jemi gati të ulemi të bisedojmë por nuk pranojmë kushte për një gjë që nuk na takon vetëm ne. Secili nga deputetët e ka një votë për ta dhënë për këtë ligj që është një akt human.

Këtë bëri komisioni i ligjeve por kjo nuk mund të jetë shkak për të thënë s’ka amnisti. Është në rendin e ditës së Kuvendit. Rregullorja e kuvendit i ka të përcaktuara, s’ka pse kthehet më në komision.

Nëse do ketë amendamente është salla e seancës plenare. Kjo nuk përjashton mundësinë që kur të sigurohen votat të futen në rendin e ditës. Nga kjo amnisti nuk amnistohet korrupsioni, shpërdorimi i detyrës dhe asnjë i dënuar i dënuar nga GJKKO dhe i hetuar nga SPAK”, tha Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit