-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fëmijëve u thoshe do ju vras”! Gruaja Pëllumb Metës: Kishim frikë për jetën

Kryesoret

Për herë të parë pa ngjarjes së rëndë në Durrës, ku 3 fëmijë vranë babanë e tyre, Pëllumb Metën, ka folur dhe gruaja e viktimës.

Për emisionin “Reviw” ajo deklaroi se dhuna në familjen e saj ishte e pranishme qoftë fizike apo psikologjike.

Ajo deklaroi se bashkëshorti i ndjerë ishte shumë agresiv dhe i kishte kërcënuar me jetë si fëmijët dhe atë vetë.

“Vajzat s’kanë guxuar të dalin njëherë në derë vetëm.  As në dyqan, asgjëkundi, njësoj si unë të shtypura. S’bëhet fjalë të flisnin me komshinjtë, gjithmonë kur ecnin kokën përtokë. Shkonin vetëm në shkollë dhe në shtëpi.

Tani me një njeri që të dhunon dhe të kërcënon për jetën, padyshim që do kishin frikë dhe fëmijët. Ai kishte armë, pasi punonte roje, frikën ia kishim që të gjithë ndaj arriti kjo punë deri këtu. Një njeri që është agresiv, i dhunshëm, autoritar dhe i armatosur, është normale që t’ia kesh frikën” tha ajo.

Fëmijët gënjyen? Flasin “krushqit” e Pëllumb Metës: Ai s’donte ta fejonte vajzën

Gruaja tregoi se Pëllumb Meta gjithmonë merrte vendime dhe nuk pranonte kurrë të komunikonte me fëmijët, por për çdo gjë iu thoshe do t’ju vras do ju djeg me benzinë.

“Nuk kam bërë asnjëherë denoncim se kisha frikë nga ai njëri. Na ka mbajtur gjithmonë të shtypur, nga frika nuk shkonin as fëmijët që ta denonconin.

Mua më kërcënonte dhe nëse ndonjë nga fëmijët më dilte në krah u thoshte do ju vras dhe do ju djeg të gjithëve, shkonte direkt në dhunë. Me mua e kishte të përditshme. Nuk e di sa herë i kam larë muret e shtëpisë me gjakun e kokës time” tregoi ajo.

Flet gruaja e Pëllumb Metës: Ja pse fëmijët më vranë burrin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit