-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet gruaja e Pëllumb Metës: Ja pse fëmijët më vranë burrin

Kryesoret

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës ka folur vet gruaja e Pëllumb Metës, 50-vjeçari i cili u vra nga 3 fëmijët e tij.

Ajo deklaroi për emisionin “Review” deklaroi se bashkëshorti i ndjerë ishte shumë agresiv dhe i kishte kërcënuar me jetë si fëmijët dhe atë vetë.

Ajo tha se dhuna fizike dhe psikologjike shkaktoi ngjarjen e tmerrshme ku fëmijët organizuan plan të vrisnin babain e tyre.

“Së pari dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga pikëpamja psikologjike.

Ka ndodhur një gjë shumë shumë e tmerrshme, është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhune qoftë fizike dhe psikologjike. Ka qenë njeri shumë agresiv, kërcënime për jetën si mua dhe fëmijëve të mi. Unë dija vetëm që dhuna në familjen time ka qenë e pranishme vahzdimisht si për mua dhe për fëmijët e mi”, tha ajo.

Bashkëshortja e 50-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni të ngjarjes dhe në momentin kur ndodhi vrasje ndodhej në arë duke mbjellur jonxhë.

Ajo tha se kur u kthye nuk u shqetësua nga mungesa e bashkëshortit, pasi ai punonte roje dhe mungonte natën në banesë.

Gruaja theksoi  se duke qenë se ishte i dhunshëm dhe i armatosur, ata të gjithë kishin frikë për jetën.

“Vajzat s’kanë guxuar të dalin njëherë në derë vetëm.  As në dyqan, asgjëkundi, njësoj si unë të shtypura. S’bëhet fjalë të flisnin me komshinjtë, gjithmonë kur ecnin kokën përtokë. Shkonin vetëm në shkollë dhe në shtëpi.

Tani me një njeri që të dhunon dhe të kërcënon për jetën, padyshim që do kishin frikë dhe fëmijët. Ai kishte armë, pasi punonte roje, frikën ia kishim që të gjithë ndaj arriti kjo punë deri këtu. Një njeri që është agresiv, i dhunshëm, autoritar dhe i armatosur, është normale që ia ked he frikën” tha ajo.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit