-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Rama të largohet, në zgjedhje të shkojmë me qeveri teknike

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh ditën e sotme se grupi i opozitës së bashkuar po punon që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me një qeveri teknike.

Noka në një referim drejtuar Ramës, u shpreh se gjëja e parë që duhet të ndodhë në vend është largimi i McGoningalit shqiptar, dhe t’i hapë rrugën një qeverie të qytetarëve.

Pjesë nga fjalimi i Nokës:

Në Shqipëri hapi i parë që duhet të ndodhë, është që McGonigali shqiptar të largohet nga karrigia e pushtetit dhe ti hapë rrugë qeverisë teknike, që Shqipëria të ketë përfundimisht një qeveri përfaqësuese të shqiptarëve e jo të patronazhistëve dhe të krimit.

Një qeveri e cila të ketë vetëm një synim, të ju mundësojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të cilat i kanë munguar prej më se 10 vitesh këtij vendi, dhe pastaj për ti hapur rrugë edhe Shqipërisë të ecë drejt integrimit Europian, i penguar dhe i bllokuar nga krimi dhe korrupsioni i rilindjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit