-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Skifteri” i Kuçovës/ Hyri në dyqan për të vjedhur lekët, doli me cigare dhe borxhe

Kryesoret

Gjatë natës së djeshme në fshatin Drizë të Kuçovës është arrestuar një 56-vjeçar, i cili u zu në përpjekje për të vjedhur një dyqan.

Burri i identifikuar si Xhezim Lika, pasi ka hapur me forcë derën e dyqanit ka hyrë duke tentuar të hapi me forcë sirtarin ku mbaheshin lekët.

Pronarët e dyqanit kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë. Hajduti nga ana tjetër në pamundësi për të shqyer sirtarin e lekëve kishte vjedhur disa steka paketash dhe gjithashtu fletoren e borxheve të dyqanit.

Në videon e kamerave të sigurisë duket qartë sesi “skifteri” kuçovar hyn në biznes për të kryer vjedhjen.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë

Tentoi të vidhte para, në një dyqan, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari.

Mbrëmjen e djeshme, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte hyrë në një dyqan në lagjen “11 Janari”, për të vjedhur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bënë identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit Xh. L., 55 vjeç, banues në Kuçovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit