Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 18:00 ku Serxhio Sula po kthehej Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.
Motoçikleta me të cilën po udhëtonte ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga ku për fat të keq i riu shqiptar është përplasur me parmakun ku dhe ka gjetur vdekjen.