-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: KFOR-i largohet nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës, e vlerëson situatën të qëndrueshme

Kryesoret

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të dielën se situata në komunën e Zveçanit është e qëndrueshme dhe si rrjedhojë trupat e tij janë larguar nga ndërtesa komunale ku ishin vendosur pas tensioneve të vitit të kaluar.

“Si rezultat, njësitë nga Batalioni i Forcave Rezervë të KFOR-it nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën komunale, por do të vazhdojnë të qëndrojnë në zonë për të zhvilluar kontrollet e rregullta për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë banorët e kësaj komune”, thuhet në një njoftim të këtij misioni.

Tensionet në komunat në veri të banuara me shumicë serbe shpërthyen në maj ta vitit të kaluar kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e prillit, që u bojkotuan nga qytetarët serbë dhe përfaqësuesit politik të tyre, u shoqëruan me forca policore për në ndërtesat komunale. Rreth 90 pjesëtarë të forcave paqerujatëse u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë.

Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani i tha Zërit të Amerikës se Zveçani është komuna e fundit në të cilën kishte ende pjesëtarë të KFOR-it.

“Në tri komuna në fillim ka qenë KFOR-i, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Janë tërhequr nga Zubin Potoku dhe Leposaviqi më herët ndërsa Zveçani është komuna e tretë dhe e fundit sepse në njërën komunë nuk ka pasur fare pjesëtarë të KFOR-it”, tha ai.

Zoti Elshani theksoi se në këto ndërtesa vazhdon të jetë e pranishme policia e Kosovës dhe se situata e sigurisë është e qetë.

Kosova u gjet nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropain pas tensioneve të majit të vitit të kaluar, i cili kërkoi tërheqjen e njësive të posaçme të policisë dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në zonë./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit