-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forcat e KFOR-it reagojnë pas djegies së flamurit të Kosovës në Zveçan

Kryesoret

Persona të panjohur gjatë të shtunës i kanë vënë flakën flamurit të Kosovës në komunën e Zveçanit. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar KFOR-i.

Në një njoftim për media KFOR ka bërë të ditur se gjendja në komunën e Zveçanit është stabilizuar.

“Si rezultat, njësitë e Batalionit të Forcave Rezervë Operacionale të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO nuk do të jenë më të pranishme në ndërtesën e komunës.

Në vend të kësaj, ata do të qëndrojnë në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Ndryshe sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit”.

“Persona të dyshuar të panjohur kanë djegur një flamur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit