-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër protestë/ Banorët e Vlorës kundra planit të qeverisë: Larg duart nga Shushica

Kryesoret

Një tjetër protestë ka shpërthyer ditën e sotme në vend. Në qytetin e Vlorës, banorët e zonës së quajtur Kuç, janë ngritur në revoltë për të katërtën herë.

Me pankarta ku shkruhet “larg duart nga Shushica”, ata kundërshtojnë projektin e ndërmarrë nga qeveria vitin e kaluar. Ndërtimi i një ujësjellësi për të marrë ujë nga Shushica dhe për ta furnizuar bashkinë e Himarës, ky ishte plani i qeverisë i kundërshtuar vazhdimisht nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë anulimin e projektit.

Sipas tyre ky lumi Shushica është i vetmi burim jetese për këto zona, pasi nga ky ujë vaditin tokat, bagëtia pi ujë, por dhe një atraksion turistik për bukurinë e zonës dhe pastërtinë që ky ujë ka.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit që ta shikojë këtë projekt prej 9.5 milion euro dhe ta ndali si investim.

Në ketë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon. Protesta ka vazhduar prej më shumë se një ore tek ura e Laskos në Kuç e shoqëruar edhe me reshje shiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit