-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

INSTAT: Bizneset rritën fitimin, ndërsa punëtorët u paguan më pak

Kryesoret

Produktiviteti i punës, i cili mat të ardhurën që merret nga një i punësuar (shifra e afarizmit për të punësuar), shënoi rritje të ndjeshme gjatë vitit 2022 sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, të cilat burojnë nga të dhënat finale të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, të publikuara së fundmi.

Bizneset arritën fitime rekord

Në vitin 2022, inflacioni mesatar arriti në 6.7%, si rrjedhojë e ndërprerjeve në zinxhirin e prodhimit që shkaktoi pandemia dhe më pas efektet e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës në çmimet e mallrave.

Teksa rritja e kostove të biznesit u transferua te konsumatori final, sipërmarrjet kanë rezultuar me fitime rekord. Të dhënat e tjera nga Ministria e Financave bënë të ditur se të ardhurat nga tatim fitimi arritën rekordin prej 47.7 miliardë lekë, duke u rritur me 34% me bazë vjetore.

Edhe renditja e përvitshme e kompanive me fitime më të mëdha, që publikohet nga Monitor tregoi për rritje të ndjeshme të fitimeve.

Tendenca ndryshoi në 2023

Por në vitin 2023, të dhënat tregojnë për një frenim të produktivitetit të punës, për shkak se pagat si në sektorin privat dhe në atë publik panë një rritje të shpejtë. Sidomos në sektorin privat rritja e pagave u nxit nga emigracioni, i cili shkaktoi mungesë të fuqisë punëtore, duke detyruar bizneset të sakrifikonin fitimet.

Rritja e pagës mesatare në sektorin privat vazhdoi të qëndrojë në vlera dyshifrore edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023. Ajo shënoi nivelin 14.5%, nga 15.0% në tremujorin e mëparshëm./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit