-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vranë babanë/ Tre fëmijët e Pëllumb Metës dalin sot para gjykatës

Kryesoret

Ditën e hënë pritet që të dalin para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë tre fëmijët e familjes meta, të cilët ashti siç kanë pranuar kanë vrarë babanë e tyre, Pëllumb Meta.

Në dosjen e ngritur ndaj tre fëmijëve dhe ndaj nënës së tyre e cila është nën hetim, deri më tani janë dhënë deklarata të ndryshme në lidhje me arsyen e vrasjes.

Vajza 19-vjeçare Hygerta Meta ishte ajo që hodhi alibinë e parë, duke thënë se babai donte ta fejonte kundër dëshirës së saj, për këtë arsye ndodhi dhe vrasja e Pëllumb Metës.

Një alibi e hedhur poshtë nga familja me të cilën do të lidhej krushqia, pasi këta të fundit deklaruan se pavarësisht dëshirës së tyre, Pëllumb Meta nuk kishte pranuar të fejonte vajzën, duke thënë se do vazhdonte shkollën.

Nga ana tjetër Blerina Meta, nëna e tre fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Blerina Meta vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit