-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kartelat e Trumpit me ‘miliona’! Si funksionon skema e re e mashtrimit pranë Shqipërisë

Kryesoret

Ann Bratton nga Shtetet e Bashkuara mendoi se kishte gjetur një aksion, ku do të investonte gjashtë mijë dollarë dhe do të fitonte katër milionë.

Nuk e kishte idenë se pas reklamës për blerjen e “kartelave të Trumpit”, që e bëri të humbiste mijëra dollarë, qëndronte një grup njerëzish nga qyteti Veles në Maqedoninë e Veriut.

Grupi, prej kohësh, kishte fituar një reputacion famëkeq, duke përdorur emrin e ish-presidentit amerikan.

“Sigurohuni të na shkruani për t’ju dhënë udhëzime specifike se si t’i mashtroni amerikanët”, thotë një mesazh në gjuhën maqedonase në një kanal të mbyllur të Telegramit, i cili mund të hapet vetëm me miratimin e administratorëve.

Në mesin e tyre janë shitësit e Velesit.

Pas disa muajsh hulumtime dhe infiltrimi në grupe të mbyllura në platformën Telegram, Radio Evropa e Lirë identifikoi 69 individë që krijuan oferta mashtruese për shitjen e kartelave të debitit me imazhin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Gazetarët gjetën edhe 88 ueb-faqe aktive në kohën e shkrimit të hulumtimit, përmes të cilave ofrohen produkte për “patriotët amerikanë”.

Numri i shitësve që komunikojnë me klientët, mund të jetë shumë më i lartë, sepse disa kanale të mbyllura në Telegram kanë mesatarisht nga rreth 300 anëtarë.

Radio Evropa e Lirë i dërgoi disa emaile shërbimit për media të fushatës së Donald Trumpit, për ta pyetur nëse është në dijeni për ngjarjet që lidhen me shitjen e kartelave të pavlera dhe nëse planifikon të ndërmarrë diçka në këtë drejtim. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit