-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova dhe Serbia në Bruksel për çështjen e dinarit, çfarë pritet të ndodhë

Kryesoret

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel të martën zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje rreth përdorimit të dinarit serb.

Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Ky vendim, sipas BE-së, ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia. Prandaj, BE-ja ka thirrur takimin e 27 shkurtit për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Takimet në Bruksel nisin në mëngjes dhe sipas burimeve diplomatike, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, së pari do të takohet me delegacionin e Serbisë, pastaj me atë të Kosovës. Sipas praktikës nga e kaluara, pas takimeve të ndara që Lajçak do të zhvillojë me palët do të zhvillohen edhe takime trepalëshe.

Ndonëse BE-ja një ditë më parë njoftoi se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, në këto takime duket se përbërja e delegacioneve do të jetë e ndryshme nga e kaluara. Përderisa në takime Serbinë do ta përfaqësojë kryenegociatori i saj për dialog, Petar Petkoviq, nga Kosova në takimet në Bruksel do të marrë pjesë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, nuk ishte pajtuar që çështja e dinarit serb të ishte pjesë e dialogut. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës e konsideron këtë gjë si çështje të brendshme për të cilën kompetenca të pavarura ka BQK-ja. Për më shumë kliko KËTU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit