Policia ka reaguar me një informacion paraprak në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur pak më parë në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, ku një autobot ka rënë në greminë duke shpërthyer në flakë.
Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi 31-vjeçar, i identifikuar si A.M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit në të cilin po transportonte çimento.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Aksident tragjik! Mjeti bie në greminë, ndërron jetë mes flakëve shoferi