Orges Shijaku, të cilit iu gjetën një arsenal armësh është djali i piktorit të njohur Sali Shijaku .
Policia mori informacion se 4-5 nxënës në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë lëviznin me thika brenda shkollës ku dhe befasisht u kapën në kontroll.
Thikat iu gjetën vetëm djalit të mitur të Orges Shijakut.
Më pas, gjatë kontrolleve në shtëpi u gjetën armatimet e tjera, të cilat gjetur në një dhomë që shërbente edhe për fjetje edhe studio arti.
16-vjeçari u ka thënë hetuesve se armët janë të babait.
Djali jeton me nënën për shkak se prindërit janë të divorcuar por shkonte shpesh në shtëpinë e të atit.
Shkonte në shkollë me arsenal armësh, e pëson keq 16-vjeçari