Kremlini ka reaguar menjëherë pas deklaratave të presidentit frances, Macron, i cili tha se nuk përjashtohet dërgimi i forcave ushtarake të NATO-s në Ukrainë.
Nga Rusia nuk kanë munguar reagimet e menjëhershme duke paralajmëruar një konflikt me NATO-n nëse trupat e Aleancës luftojnë në Ukrainë.
Siç raporton “The Guardian“, Kremlini ka sugjeruar se konflikti midis Rusisë dhe aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA do të bëhej i pashmangshëm nëse anëtarët evropianë të NATO-s dërgonin trupa për të luftuar në Ukrainë.
Macron: S’e përjashtojmë dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë
Suedia, Polonia dhe Republika Çeke janë distancuar nga Emmanuel Macron duke thënë të hënën se nuk kishte “asnjë konsensus” për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë.
Gjithashtu dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg reagoi menjëherë duke thënë se nuk ka asnjë planë për dërgimin e trupave aleate në Ukrainë, duke përgënjeshtruar kështu dh deklaratat e Macron, të cilat Stolenberg i quan vendime individuale.
NATO nxjerr “bllof” Macronin: Vendime individuale, nuk do dërgojmë trupa në Ukrainë!