-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO nxjerr “bllof” Macronin: Vendime individuale, nuk do dërgojmë trupa në Ukrainë!

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolenberg deklaroi se Alenaca nuk ka plane për të dërguar trupa në Ukrainë. Ai theksoi gjete deklaratës së tij se vendimet e marra në mënyrë individuale  nga vende të veçanta anëtare nuk kërkojnë mbështetje unanime nga të gjitha vendet anëtare. Në këtë deklaratë ai përgënjeshtron atë që deklaroi presidenti i Francës, Macron, i cili më herët deklaroi se nuk përjashtohet dërgimi i forcave ushtarake të NATO-s në Ukrainë.

Deklaratë e përgenjeshtuar menjëherë nga Stolenberg, i cili tha gjithashtu se “kjo është një luftë agresioni nga Rusia kundër Ukrainës, duke shkelur hapur ligjin ndërkombëtar”.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina sigurisht që ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe ne kemi të drejtën t’i mbështesim ata në mbrojtjen e kësaj të drejte,” shtoi Stoltenberg.

NATO, si një aleancë, i ofron Ukrainës vetëm ndihmë dhe mbështetje jo-vdekjeprurëse, si ilaçe, pajisje dhe pajisje dimërore. Megjithatë, anëtarët e Aleancës dërgojnë armë dhe municione në baza dypalëshe ose grupore.

Çdo vendim për të vendosur trupa në emër të NATO-s do të kërkonte mbështetje unanime nga të gjitha vendet anëtare, ndërsa vendimet individuale nga vende të veçanta nuk do të kërkonin një konsensus të tillë.

Macron: S’e përjashtojmë dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit