Ditën e nesërme në Smitin për Ukrainën në Tiranë, nuk do të marrë pjesë kryeministri i Grerqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat helene, sipas të cilave arsyeja është zhvillimet që ka pasur në çështjen e Fredi Belerit, si dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për mbështetjen greke për Belerin, të cilat mediat në vendin fqinj i konsiderojnë provokuese.
Në vend të Mitsotakis në Tiranë nuk do të jetë as Gjergj Gerapetriti. Përfaqësimi grek do të ekzistojë në nivel të ulët diplomatik.