-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Surprizon Arta Kabashi: Unë dhe Romeo flirtonim por…

Kryesoret

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Arta Kabashi së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka folur më shumë rreth eksperiencës së saj në këtë spektakël.

Ndër të tjera këngëtarja u pyet mbi raporti e saj me Romeo Veshaj brenda shtëpisë, pasi fillimisht dyshja u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Gjatë hyrjes së saj në fillim në këtë edicion, u vu re një afërsi e saj me Romeo Veshaj, ku rrjeti nisi të mendonte se mes tyre mund të lindte diçka. Cili është komenti i Artës për këtë?

“Unë kam shumë respekt për Romeon dhe kreativitetin e tij. Kemi shumë gjëra të përbashkëta domethënë muzika, kërcimi, të gjitha këto”.

A mund të kishte një raport romantik mes tyre dhe cilat ishin arsyet përse nuk ndodhi?

“Unë e kam thënë që nuk kam qejf që të bëhem çift brenda Big Brother për shkak se nuk mundesh kurrë të jesh 100% vetja se gjithçka është me kamera. Nuk po them që e kam tërhequr veten. Po them që ne kemi pasur një raport shumë të bukur dhe kemi pasur një respekt për njëri-tjetrin. Çfarë kemi ndjerë, domethënë në raport me njëri-tjetrin, ka qenë e vërtetë.”

Më tej, ajo shtoi:

“Nëse do të vazhdonte gjëja si javën e parë, me të njëjtin ritëm, ne do të vazhdonim duke flirtuar se normal nuk është diçka që mua më duket mëkat. Mirëpo rrjedha e muhabetit tonë sesi ka shkuar, në fillim ka flirtuar ai se ka menduar që jam vetëm një pamje. Më pas e ka fituar respektin për mendimet e mia dhe e ka fituar tamam respektin tim. Në momentin që e ka kuptuar se unë kam një karakter të fortë dhe që unë nuk vazhdoj veç me flirtime dhe e ka kuptuar çfarë tipi jam…”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit