-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Turqia në kaos për një tërmet të fortë, Stambolli mbushet me tabela paralajmëruese

Kryesoret

Turqia prej muajsh ndodhet në frikën dhe një kërcënimin e një tërmeti të madh që mund të godasë Stambollin.

Prej disa muajsh në disa pjesë të Stambollit janë vendosur disa tabela specifike paralajmëruese për cunami, duke u bërë thirrje njerëzve të lëvizin në pjesët më të larta të qytetit sa më larg Bosforit.

Por në të njëjtën kohë, tabela të tilla janë vendosur edhe në pjesët më qendrore të Stambollit, si në Fanari. Shenja të lidhura ka edhe jashtë Patriarkanës Ekumenike në lagjen historike.

Lidhur me këtë shqetësim Efthymios Lekkas, profesor i Gjeologjisë së Aplikuar të Tektonikës Dinamike dhe Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore në Greqi, paralajmëroi edhe një herë për një tërmet të madh në Stamboll. Ai vuri në dukje se sizmologët kanë bërë vlerësime të ngjashme nga e gjithë bota.

“Rajoni i Anadollit të Veriut që fillon nga Kaspiku dhe përfundon në Egje me një gjatësi prej 1300 kilometrash, ka vetëm një pjesë që nuk është thyer dhe nuk ka shkaktuar ndonjë tërmet të madh dhe është ajo që ndodhet në zonën nënujore në jug të Stamboll”, tha ai lidhur me vlerësimet se në Stamboll pritet një tërmet i fortë deri në 7.5 Rihter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit