Kombëtarja e Shqipërisë do të presë sot në orën 20:00 Izraelin në stadiumin “Air Albania”, në një ndeshje miqësore. Pak më parë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Ky është takimi i parë i kombëtares me trajnerin e ri, Rolando Maran, në stolin kuqezi. Ndeshjen do ta gjykojë arbitri malazez Milos Savovic, i ndihmuar nga asistentët Marko Gojkovic dhe Vladislav Radenovic.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Sherri, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Hoxha, Laçi, Broja, Mehmeti.









