Pjesëmarrja e Presidentit Zelenski në Samitin e Tiranës në të cilin marrin pjesë liderët e shteteve të Rajonit të “Ballkanit Perëndimorë”.
Ky grup shtetesh, përpos Shqipërisë, dhe Kroacisë (kjo e fundit është në garë të armatimit me Serbinë) janë në një formë mungese të qetësisë politike si në aspektin e bremdshëm apo në relacionet me vendet fqinje.
Emëruesi i përbashkët i destabilizuesit strategjik për rajonin është Rusia e cila përpos agresionit ushtarak në Ukrainë, planifikon destabilizimin e Rajonit përmes vendeve proxi të saj.
Mesazhet në këtë samit nga Zelenski tek liderët e Rajonit dhe nga përfaqësuesit e vendeve prezent, janë reverzibile.
Palët patjetër do të kenë çfarë të kërkojnë njëra tjetrës. Por çfarë kanë për të ofruar?
Një kërkesë eventuale drejtuar Zelenskit për njohjen e Kosovës sa mund të jetë domethënëse, aq edhe mund të jetë provokuese.
Pse mund të jetë provokim?
Shqetëaimi i Zelenskit është i lidhur me territorret e okupuara të Ukrainës nga trupat ushtarake ruse në Donetsk dhe Luhansk dhe me Krimenë e anektuar nga Rusia, që mbase do të mund të përdorin Kosovën si precedent për të legjitimuar kërkesën ndërkombëtare për njohje.
Në anën tjetër, për njohje eventuale të Kosovës nga ana e Zelenskit, ky i fundit pa diskutim do të konsultohej me sponzorët
e mbtojtjes së Ulrainës, e që janë SHBA dhe BE. Në momentin në të cilin po flasim Kosova nuk qëndron në marrëdhënie më të mira me SHBA dhe bartë në shpatulla sanskionet e vendosura nga BE. Andaj dyshoj se Zelenski do të merr sugjerime pozitive inkurajuese për një hap të tillë.
Një skenarë i dëshirueshëm në lidhje me një deklaratë të tipit të Presidentit George W. Bush në Tiranë, përzgjedhja e Tiranës për të nxjerr “lajmin e mirë”, do të ishte një “brake through” i Kosovës në lidhje me procesin e njohjeve.
Nga një këndëvështrim tjetër, njohja eventuale nga ana e Ukrainës do të rikonfirmonte pozicionin ndërkombëtarë të Kosovës si sui generis, si rast i pakrahasueshëm me çfarëdo tendence për t’a hedhur në taborin e precedentit.
Tash, pyetja shtrohet: cili është përfitimi real-politik i Ukrainës nëse ndërmerr një hap të tillë. Përtej retorikës së njohjes së drejtës së popujve për vetvendosje dhe parimit të sovranitetit, njohja e Kosovës në aspektin e konturave më të gjëra politike, pra me garanca të vendeve të afërta me Kosovën kërkon garanca të sigurisë dhe ato politike për Ukrainën.
Është tashmë fshetësi publike si në Ukrainë, poashtu në kancelaritë në Bruksel, Uashington, Moskë, e poashtu në Pekin, se negociatat do të sjellin një formë apo tjetër të qeverisjes autonome në territoret të cilat janë nën kontrollin ushtarak të ushtrisë ruse, ashtu siç pak a shumë mundësoi këtë qeveria Kurti me nxjerrjen e “vetmenaxhimit” për komunitetin serb në Kosovë.
Njohjet e Kosovës nga vendet që e kanë ndërmarrë këtë hap janë bërë për tre arsye:
1. Janë shtetet që e kanë njohur Kosovën për arsye politike dhe të sigurisë që lidhet me arsyerimin se Kosova e pavarur është garancë për paqen dhe sigurinë në rajon.
2. Grupi i dytë i shteteve e ka njohur Kosovën me premisën se ky shtet është realizim i së drejtës për vetvendosje dhe është në kuadër të parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
3. Dhe grupini tretë i vendeve që e kanë njohur Kosovën është solidarizimi me dy grupet e para.
Por ky samit poashtu do të prekë marrëdhëniet dypalëshe të Ukrainës me Serbinë e cila edhepse nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në Asamblenë e Përgjithshme të të OKB-së ka votuar kundër agresionit të Rusisë, e poashtu shet municion kompatibil Ukrainës në mënyrë indirekte.
Aty është poashtu Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi të cilat përbrenda tyre kanë proxi politik të Rusisë që kërcënojnë paqen relative të Rajonit.
Moldavai e cila tashmë ka territor të saj Transdniestria që është nën kontrollin ushtarak dhe mbetet e kërcënuar në mënyrë permanente nga ndonjë inkursion ushtarak i Rusisë.
Roli i Kroacisë mund të konsiderohet si një përfaqësim i drejtpërdrejt i BE-së, si njohëse e mendësisë ballkanike, që do të përcjellë qëndrimin në këtë samit.