Ukraina ka probleme me municionet në frontin e luftës me Rusinë. Për këtë arsye Presidenti Zelensky nga Tirana ku u zhvillua samiti me vendet e Europës Juglindore deklaroi se do të ketë një bashkëpunim me vendet e Ballkanit për të prodhuar armë.
“Së treti, ne kemi vërtetuar që është e mundur dhe ti bësh ballë, një armiku që duket se është nga më të fuqishmit në botë. Ne propozojmë të gërshetojmë këto përpjekje tonat.
Kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes që operojnë në Ukrainë që shton fuqinë tonë, por nuk mjafton kjo për të fituar mbi Putinin.
‘Mos na lini vetëm’/ Zelensky në Tiranë: Lufta do të vendosë fatin e Europës
Ne shikojmë probleme në ofertën për municione prandaj duam bashkëprodhimin e municioneve. Ne propozojmë që të organizohet një forum i posacëm mes Ukrainës dhe Ballkanit” tha ai.