-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Mos na lini vetëm’/ Zelensky në Tiranë: Lufta do të vendosë fatin e Europës

Kryesoret

Presidenti ukrainas Zelensky nga Tirana ku mori pjesë në samitin me vendet e Europës Juglindore kërkoi ndihmën e të gjithëve për t’i bërë ballë pushtimit rus. Ai tha se lufta në Ukrainë do të vendose për fatin e brezave të ardhshëm në Europë.

Falënderoj kryeministrin Edi Rama për gjithçka që keni bërë për Ukrainën, mbështetjen ushtarake dhe humanitare. Faleminderit për samitin që organizuat. Edi, kryeministër e vlerësoj mikpritjen tuaj për të diskutuar si mund të fuqizojmë vendet tona, rajonet tona dhe të gjithë Europën, tani po përcaktohet rrugëtimi që do të ndjekë Europa për breza të ardhshëm. Ne duam që Europa të jetë ajo hapësirë që cdo komb përcakton kombin e vet.

LIVE-Zelensky në Tiranë: Do prodhojmë armë në Ballkan për të mundur Putinin

Në të shkuarën ka ndodhur që të përcaktoheshin fatet e të tjerë. Tani Putin kërkon që të bëjë këtë. Duke detyruar kombet e tjera që të bëjnë sikur do ai. Që diktatet e vjetra se cfarë duhet të bëjnë kombet. Prandaj është shumë e rëndësishme që Putini, regjimi i tij të humbasë. Dështimet e tij janë siguria jonë. Vizioni ynë bazohet te dinjiteti i njëjtë i barabartë” tha ai.

Zelensky në Tiranë: Formula e paqes në Ukrainë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit