Korça dhe opinioni publik u tronditën mbrëmjen e sotme nga një ngjarje e rëndë që solli vdekjen e dy personave. Një 40-vjeçar i identifikuar si Emiljano Pine u qëllua me armë zjarri dhe fatkeqsisht ndërroi jetë rrugës për në dpital.
Personi tjetër është autori i dyshuar i kësaj ngjarje i cili pasi ka qëlluar 40-vjeçarin ka vrarë veten me armën e krimit, e cila është sekuestruar nga policia.
Identiteti i tij mbetet ende i pa zbuluar.
Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për zbardhjen e ngjarjes tronditëse, ndërsa trupi i pa jetë i autorit ngelet ende në rrugë. Më herët u dyshua nga policia se mund të jetë krim brenda familjes. Nuk përjashtohet as mundësia që autori i kësaj gjakderdhje të jetë dikush tjetër.
Pritet të zbulohet diçka më shumë nga kontrolli i kamerave të sigurisë.
EMRI/ 40-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital, autori vrau veten (DETAJET)