Ka ndërruar jetë në spital personi i plagosur rëndë nga ngjarja në Korçë, duke shkuar në dy numri i viktimave nga kjo ngjarje e rëndë.
Mbrëmjen e sotme një person u gjet i vdekur në lagjen numër 10 të Korçës, pas disa të shtënave me armë.
U mësua se ai kishte vrarë veten por gjithashtu kishte plagosur rëndë një person tjetër, i cili u dërgua me urgjencë në spital por pa mundur ti mbijetojë plagëve. Asnjë prej viktimave nuk është identifikuar ndërsa policia dyshon krim në familje.