Hetimet për vrasjen e Pëllumb Metës vazhdojnë bashkë me to dhe pistat e ndryshme të hetuesve.
Një krim që tronditi opinionin publik pasi Meta u vra nga 3 fëmijët e tij, të cilët e varrosën më pas në kasollen pranë shtëpisë.
Sjellja e 3 të akuzuarve shpesh herë është dukur ‘e çuditshme’, madje dhe në qelinë ku ata po mbahen në paraburgim.
Syri Tv, bazuar në burimet e tyre thotë se “ditën e sotme oficeri i policisë gjyqësore ( OPGj ) ka administruar analizat e gjakut ndaj tre fëmijëve që tani janë në paraburgimin e Durrësit”.
Sipas informacioneve mësohet se ekspertët dhe grupi hetues dyshojnë që tre femijët mund të jenë përdorues të lëndëve narkotike për shkak të sjelljeve të tyre në burg gjatë gjithë këtyre ditëve në burg.